Mëngjesin e së premtes në zonën malore të malit të Olimpit të Greqisë veriore, është gjendur një plantacion me afro 4000 rrënjë kanabis, ku për të cilat sipas informacioneve të para janë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët kujdeseshin për rritjen dhe grumbullimin e tyre.

Mësohet se lartësia e tyre varion 1-3.5 metra, ndërsa sasia e drogës është mbi 3 ton.

Vlen të përmendet se dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm kultivimi i kanabisit në vend, pasi trafikantët preferojnë ta prodhojnë lëndën narkotike në vend duke shmangur kontrollet kufitare.

Gjendja është alarmante thonë drejtues të lartë të policisë helene. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq prodhim të kanabisit në vend.

Gjenden mbi 3 ton drogë në malet greke, arrestohen dy shqiptarët