Personi në foto është Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.
Dyshohet se 43-vjeçari është qëlluar me breshëri pas daljes nga marketi nga një automjet në lëvizje. Sipas dëshmitarëve, automjeti ishte me xhama të zinj dhe prej aty ka qëlluar një qitës.
Dyshimet e para janë se krimi vjen si hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i Policisë vendore të Lezhës.
“Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje”, tha ai në një prononcim për gazetarët nga vendngjarja.