Ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi që dënimin prej 3.4 vite burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ta kryejë në burgun e Fierit.

Burgu i Fierit është një burg i sigurisë së zakonshme me një kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish.

Tahiri do të ketë të lejueshme vetëm 4 vizita në muaj gjatë orarit të lejuar për familjarë nga e hëna në të premte, ora 08:30-15:00.

Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkruhet se ky projekt ndërtimi kishte një vlerë prej 14,3 milionë € dhe vlerë mobilimi 1,7 milionë €. Burgu është vënë në shfrytëzim të plotë që prej muajit shkurt 2015. ky burg ka një seksion paraburgimi dhe një seksion burgu të sigurisë së zakonshme.

Aty zhvillohen aktivitete social-kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare sipas llojit të besimit. Të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional etj.