Java që vjen pritet të jetë me një mot me temperatura ndjeshëm më të ulëta se sa jemi mësuar deri më tani.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, priten edhe reshje shiu.
Keshtu. për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Gjithashtu karakteristikë e kësaj jave do të jenë temperaturat e ulëta në mëngjes dhe jo shumë të larta në mesditë kjo për shkak të masave ajrore të ftohta dhe me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë java nis me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Për ditën e martë parashikohet një paqëndrueshmëri e lehtë. Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s përjashtuar ditën e Enjte dhe atë të Premte ku përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.