Danjela Neza është 28-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga i dashuri i asaj. Foton e ka postuar i ati i të ndjerës, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shkruar për ngjarjen e rëndë.

Të dashur miq, shokë e dashamirës sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza 28 vjeçe. Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit. Duke qenë se ndodhet në Itali, nuk e dimë sa mund të vonojë dhe si rrjedhojë nuk mund t’ju lëmë një datë varrimi”, shkruan babai i 28-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës në Savona.

Ajo u qëllua me një plumb në kokë nga i dashuri i saj, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea.

Autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit.

Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe pranoi krimin. Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes. Sipas tij, të dy u grindën. Ai tha se 28-vjeçarja e ofendoi për origjinën e tij afrikane. Autori humbi qetësinë dhe e qëlloi me armë.