IKMT ka nisur këtë të mërkurë shembjen e një objekti lokal në Dhërmi.

Sipas pronares, Valbona Sakaj, kjo ndërhyrje ka nisur sot ndërkohë që në objekt nuk gjendet asnjë prej familjarëve.

Këta të fundit sot nuk janë gjendur në Dhërmi, ndërsa janë njoftuar nga fqinjët për ndërhyrjen.

Shembja është e paligjshme-thotë pronarja.

Objekti është në proces legalizimi dhe nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.