Kandidati i Koalicionit opozitar BASHKE FITOJME per Bashkine Memaliaj Albert Malaj, ka reaguar sot nje dite pas teatrit absurd te Edi Rames, Gjolekes dhe Laertit ne Memaliaj ne turin elektoral te Rilindjes.

Ne nje deklarate te bere prej kandidatit Malaj, ky i fundit nuk ka kursyer ironine ndaj kryeministrit te vendit dhe i numeron atij investimet imagjinare ne shume drejtime te Memaliajt. Nderkohe qe Rama bente aheng me tallava nen shoqerine e Gjolekes, Laertit dhe Mireles ministres se plehrave, nje komunitet i tere u rrezikohet jeta pikerisht ne vendin ku Rama tallej dje me ushtaret e tij.

Deklarata e plote e Albert Malaj.

Deklaratë e kandidatit të Koalicionit Opozitar BASHKË FITOJMË për Bashkinë e Memaliajt z.Albert Malaj. Një ditë më parë kryeministri i vendit, bëri shfaqjen më të shëmtuar në Memaliaj në vazhdën e tureve të veta elektorale që kanë në fokus mbjelljen e pemëve. Këto të fundit në Memaliaj, Rama i groposi dhe bënte aheng duke kërcyer dje, anës rjedhës së lumit pikërisht në vendin ku banorët e fshatrave Kallëmb e Kashisht e veçanërisht nxënësit, rrezikojnë jetën e tyre përditë duke u varur në teleferikun e improvizuar prej vitesh të tëra për të kaluar nga njëri krah i Vjosës në tjetrin. Për Ramën, më e lehtë është të ngulësh një pemë në prezencën e kandidatit të tij humbës dhe deputetit të urryer të zonës, sesa të investojë për një urë që do t’u vinte në ndihmë një komuniteti të tërë të majtë e të djathtë qofshin. Kryeministri në fakt në Memaliaj, ka se me çfarë të “krenohet” sepse Memaliajn e ka bërë me ujë 24 orë përmes një fondi prej 4 milionë eurosh punimet e të cilit duhet të kishin përfunduar. Ka me çfarë të “krenohet” sepse dje “përuroi” në fakt edhe rrugën Ballaban-Buz-Berat të cilën e pati premtuar se do të asfaltohej ndonëse përvit jep 250 milionë lek për t’a mirëmbajtur dhe që në realitet këto para, përfundojnë në xhepat e qeverisë korruptive vendore e qëndrore sepse asnjë lopatë nuk është hedhur për mirëmbajtjen e saj. Pra kryeministri kishte se çfarë të “tregonte” por në fakt u tregoi atyre që kishte mbledh pas vetes sepse qytetarët e Memaliajt e braktisën, një zhargon fyerjesh ndaj kundërshtarëve të vet politik ashtu sikurse bën rëndom në çdo diarre që nxjerr nga goja. Memaliaj i dha përgjigjen e merituar dje Ramës pasi disa syresh që kshin dalë, ishin pjesë e administratës së kryetarit në ikje dhe të importuar nga Tepelena e Përmeti. Regjimet gjithmonë thërrasin në ndihmë “ushtarët” e administratës sa herë që u ofron dita e ndëshkimit për të mbushur boshllëqet nga keq-qeverisja. Më 14 maj, Memaliaj do të çlirohet nga kjo politikë që e ka mbajtur peng për 10 vjet rresht.

Koha po afron! BASHKË FITOJMË !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm