Një lokal ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit është zbuluar në Kurbin. Policia njofton se ka arrestuar një 48-vjeçar ndërsa është proceduar penalisht një 17-vjeçar.

48-vjeçari Elvis Mullaj dhe 17-vjeçari u kapën në flagrancë në lokalin që ndodhet në Golem teksa vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve.

Ata e ushtronin këtë aktivitet prej tre muajsh.

Policia u sekuestroi 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve.

Po ashtu, blutë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim poseduesin e kompjuterëve, njëkohësisht pronar i lokalit.