Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra këtë të hënë, gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta (Çibuku) Marku, për shkak të problemit të kriterit me pasurinë.
Sipas KPK-së subjekti nuk ka arritur të provojë të ardhurat për blerjen e një apartamenti në Gjirokastër, si dhe për shpenzimet e tjera të kryera.