Ditën e djeshme policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”.
Ky operacion ka çuar në arrestimin e edhe të një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal. Tch raporton se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Sandër Pema.
Ky i fundit është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.
Në këtë ngjarje ishte edhe Pema prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve.
Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij.
Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën.
Pema ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në 2020.
Nuk dihet se kur është liruar sërish, por ajo që dihet me siguri është se… është arrestuar sërish.