Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes nga persona ende të pa njohur, në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio Faliro.
Policia njoftoi se viktima është i njohur me dy identitetet (emra). Thimi Deoboniku ose Prifti, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati, u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.
Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.
Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale, që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.