Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë’ kanabisi atje.

Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Dedja, i cili kishte shpenzuar 10 mijë paund për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sapo mbërriti ai u punësua si piktor e dekorues por për shkak se nuk shlyente dot borxhin,  Dedja ka thënë se është  detyruar që të punojë në fermë kanabisi.

Gjatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.31-vjeçari tha në seancën gjyqësore se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.

Ai tha se trafikanbtët që e kishin punësuar i kishin marrë pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonin familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte me ta.