Dy vëllezërit Eno Gega, 36 vjeç dhe Ivo Gega, 33 vjeç, plagosën me thikë, Gentian Bajramin, 32 vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Mësohet se shkak për konfliktin dyshohet se është bërë konkurrenca në biznes.

Si vëllezërit, ashtu edhe i plagosuri kanë agjenci biletash tek “Stacioni i Trenit” në hyrje të Portit të Durrësit.

Fillimisht i plagosuri është përfshirë në perleshje më njërin nga vëllezërit.

Mësohet se prej kohësh palët kishin fërkime, por sot situata ka dalë jashte kontrollit.