Sot nga Gjirokastra, kryeministri Rama ka folur së fundmi për turizmin në jugun e Shqipërisë dhe këtu ka përmendur edhe Nivicën e Tepelenes.
Ai ka thënë se para ca kohësh ka qenë në Nivicë dhe atje ka parë që rruga ishte në gjendje shumë të keqe.
Për këtë Rama ka dashur që të ndërhyjë për të rregulluar rrugën, por sipas tij nuk është lejar nga banorët e zonës dhe ata që kanë biznes në Nivicë. Rama është shprehur se kjo rrugë tërheq turistët, por ndërkohë nuk e thotë që shkatërron makinat.
“Ka nja dy km, një rrugë tmerr, që shkon në atë vendin ku kanë bërë ata. Një rrugë që ecën me 5 km në orë. Dhe më erdhi shumë zor. Dhe në atë moment u përpoqa të flisja me fondin e zhvillimit dhe thashë që tani të bëjmë dhe rrugën, jo tha, në asnjë mënyrë, jo, jo tha, nuk e duam, sepse është pjesë e ofertës që vihet në një vend natyral. Dhe aty nuk duhet prekur.”, tha kryeministri.