Lehtësohen masat anti-COVID në burgjet në vend. Mësohet se çdo i dënuar do të zhvillojë katër takime në muaj. Bëhet me dije se takimet do të jenë jo vetëm për familjarët, por edhe më gjerë.

Sipas masave që u përcaktuan në kohën e kulmit të pandemisë, të burgosurit kishin të drejtë të takonin anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj, e ndërsa tani më është vendour që të vizitohen 4 herë në muaj.

Ndërkohë, familjarët që do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre duhet të kenë test ose pasaportë vaksinimi.

Gjithashtu edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi.