Ulet çmim i karburantit në vend. Vendimi është marrë sot nga Bordi i Transparencës. Nafta do të shitet me 216 lekë, ndërsa benzina me 194 lekë dhe gazi me 77 lekë/litri.
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022: (Si rezultat i levizjes së çmimeve në bursë.
Çmimet e vendosura për ditën e sotme janë:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 (nafta) të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri. I shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri. I shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve. Ndërsa në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00. Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.