Bordi i Transparencës vendosi pas analizimit te marzheve, që oriz, sheqer, vaj luledielli dhe miell duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 leke/kg për miellin masiv
Ky vendim hyn në fuqi në datë 5.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.