Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas aksioni policor në Lazarat, vetëm dy ditë pasi ai bëri një takim madhështon në këtë zonë të njohur.
Berisha kerkon permes nje reagimi ne fb, që të ndalohet menjëherë aksioni hakmarrës bandites i Ramës dhe Çuçit.
Reagimi i plotë i Berishës:
Stop terrorit hakmarrës banditesk ndaj Lazaratit.
Të dashur miq, krerët e organizatës qeveritare kriminale Rama-Çuçi të tmerruar nga denoncimet e banorëve të Lazaratit të krimeve kundër njerëzimit të kryera ndaj tyre nga Rama-Tahiri dhe bandat e tyre me uniforme kanë mbushur Lazaratin me narkopolicë dhe terrorizojnë banorët.
Portali i mirënjohur Jugulajme informon për terrorin hakmarrës primitiv që shtruan me porosi të Ramës dhe Çuçit gjatë kontrollit të banesës ndaj një nëne 70 vjeçare nga kriminel me uniformë.
Dënoj më ashpërsinë më të madhe dhunën ndaj banorëve të Lazaratit dhe kërkoj ndalimin e menjëhershëm të saj.
Këtu më poshtë keni të plote të artikullin e Jugulajme për terrorin që po ushtrohet në Lazarat.