Një shqiptar ka hyrë zyrtarisht në librin e “Guinness” për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup.
Bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Bujar Muli.
Libri i Rekordeve Guinness ka njoftuar se Muli i njohur ndryshe si “Hulku i Kosovës” ka thyer rekordin e mëparshëm, pasi ka mbajtur në trup 1,531 kg çimento.
Në njoftimin e Guinness thuhet:
Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kg (3,375.27 lb), dhe është arritur nga Muli Bujar (Kosovë), në Vushtri, më 15 korrik 2023.
Muli theu rekordin me pak më pak se 50 kg, me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.