_upscale

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat.

Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrfikëse.

Ndërhyjnë në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.