Gazetari Denis Dyrnjaja duke folur në një studio televizive, u shpreh që arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është një lloj mesazhi për BE-në që drejtësia po vepron.

Sipas tij, arrestimi me pranga në duar është një lloj show. Dyrnjaja vë në dukje se tashmë radhën e ka Krifca, duke ndjekur logjikën e ngjarjeve.

Duhet të jetë një lloj presioni edhe më i madh për shkak se fondet e BE në raport me qeverinë shqiptare janë të rëndësishme edhe për shkak të procesve që na lidhin me integrimin dhe do të duhet të kishte një reagim. E lidh këtë edhe me faktin që ngrit një komision i posaçëm tanimë nga mazhoranca, ende pa praninë e opozitës, që buroi përmes një rezolute nga Parlamenti, që lidhet me të gjitha rezultatet e 27 institucioneve të pavarura që duhet të krijojnë një lloj produkti mbi proceset e integrimit, edhe SPAK-u është brenda kësaj liste.

Arrestimi i sotëm i Beqajt është një mesazh për BE që drejtësia po vepron në raport me kërkesat e saj. Kam idenë që do jetë radha e Frida Krficës, nëse shkojmë në këtë linjë. Besoj se do jetë një problem i madh i raporteve të saj me drejtësinë. Besoj se do ketë veprime të shpejta edhe me znj.Krifca, jo se kam informacion, por nëse do t’i shkojmë logjikës që veprimet e SPAK lidhen me reagimet në Bruksel për abuzimet me fondet”, tha ai.

Sipas Dyrnjasë drejtësia po vepron me gjithë gjykimet dhe paragjykimet. Ai vë në dukje se shoqëria shqiptare është në dekadencë totale sa i takon mendësinë korruptive.

Më habit fakti që në kontrollet që ka bërë BKH, janë gjetur një pjesë e fondeve Cash, dhe të dhëna të tjera kompromentuese. Shoh ose një lloj papërgjegjshmërie personale, një lloj naiviteti, pa kuptim. Po vepron drejtësia me gjithë gjykimet, me gjithë paragjykimet. Këto gjëra s’kanë ndodhur më parë, dhe ky është rezultati i reformës në drejtësi. Në 30 vite kanë ndodhur thagma nga më të llahtarshmet dhe s’është dënuar njeri, dhe prandaj kemi arritur në këto përmasa galoponte. Ne duhet të krijojmë një lloj përgjegjësie te Brukseli, që vërtet ka ndodhur abuzimi me fondet, por ka një reagim”, shtoi ai.

Sipas tij, Rama do lëshojë çdokënd, nëse do merremi me variantin lëshoi, apo mbajti. “Ai thotë që kjo është një legjendë e ngritur, që të mban apo të lëshon. Rama ka thënë që s’kam punë me askënd përveç Zahos. Nëse akoma s’e kanë kuptuar brenda oborrit të PS, që s’ka për t’i mbrojtur Rama në raport me drejtësinë…Rama ua ka bërë të qartë, unë të emëroj, të jap përgjegjësi, por s’të mbroj. U kape me dopio gjashtën në dorë, mbaje dopio gjashtën në dorë. Kjo është alibia më e fortë që ai ka, unë e bëra këtë reformë në drejtësi, duke ditur edhe pasojat brenda oborrit tim politik. Shoqëria shqiptare ka degraduar dhe është në një dekadencë totale si mendësi korruptive”, shtoi ai.