Nje zjarr origjina e te cilit ende ngelet mister, po perpin lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, Bashkia Gjirokaster.

Flaket po ndihmohen edhe nga era dhe po u afrohen banesave. Forcat zjarrfikese ndodhen ne vendngjarje per te shuar vatrat e zjarreve, qe po gjenerojne ne pjesen kodrinore, fare prane aksit nacional Gjirokaster-Kakavije.

Ne vendngjarje po angazhohen edhe punonjes te sherbimeve publike dhe te sherbimit pyjor, Bashkia Gjirokaster, me ne krye Roland Baxhella dhe Adriatik Onjeja.

Situata po komplikohet nga minuta ne minute, pasi flaket rrezikojne banesat.