Një zjarr këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.

Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Forcat e zjarrëfikse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.