Një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një bar-kafe.

Aksidenti ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.

Mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.