Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sakaq, dy të lënduara mësohet se janë në gjendje të rëndë, 8 me dëmtime të lehta trupore. Në të dyja mjetet udhëtonin nga 5 persona.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.