Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Memaliaj.

U mësua se 2 mjete janë përfshirë në aksident, teksa fatmirësisht nuk ka viktima.

Një mjet Benz dhe tjetri BMW janë përplasur me njëri tjetrin në hyrje të Memaliajt, rreth 100 metër larg stacionit të zjarrfikëses.

Teksa 2 persona mbetën të bllokuar në mjetet e tyre, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Sipas informacioneve të lënduarit janë duke u transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.