Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Vlorës.

Një automjet tip “BMW” me targa të huaja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një nga shtyllat e rrugës.

Si pasojë e përplasjes raportohet se ka mbetur i plagosur një person, por ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.