Një 22-vjeçar u gjet i plagosur dhe me fraktura ditën e sotme në rrethrrotullimin e Shëngjinit.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku thuhet se Gentian Bajrami, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku u gjet i dëmtuar.

Bajrami është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.