Këtë mesditë ka ndodhur një aksident i rëndë në zonën e Qafë-Gjashtës, në Sarandë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Nga informacionet paraprake, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës si rrjedhojë e plagëve të marra.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar menjëherë drejt morgut të spitalit të Sarandës.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet e aksidentit, të cilat deri më tani janë të panjohura.