Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur ‘Lagja Kastriot’.

Një person duke udhëtuar me biçiklet në këtë aks rrugor është goditur nga një makinë, duke e përplasur në asfaltin e rrugës.

Për këtë aksident është njoftuar policia dhe me pas ambulanca, e cila e ka marrë të dëmtuarin dhe e ka çuar në spital, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.