Një grua 64 vjeçare i ka dhënë fund jetës me fatosinë në Kuç të Zi në Korçë.

Sipas dyshimeve kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes ekonomike.

Sipas informacioneve të siguruara nga policia 64 vjeçarja ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët e saj qe e kane gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.

64 vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku pak minuta më parë ka ndërruar jetë.