13-vjeçari, i cili mbeti i aksidentuar rëndë nga një makinë gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Miras-Sinicë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë i mitura ka qenë duke drejtuar një motor pa targa dhe mbrapa ka pasur vëllain e tij, gjendja e të cilit është stabilizuar.

“Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital. 

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit,” njoftoi më herët policia.